LAJMI I FUNDIT:

Kënaqësitë e seksit

Kënaqësitë e seksit

Seksi e ul tensionin. Dashuria e krijon. (Woody Allen)


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Ne martohemi, bëjmë seks. Nga nektari ynë formohet embrioni. E vërtetë, qeliza jonë është formuar nga sperma. Prindërit tanë nuk janë lutur për ne, ata bënin dashuri, ata kanë qenë të lumtur, energjia e tyre seksuale buronte nga njëri-tjetri.

Baza e qelizës sate të parë është seksuale, sa më parë ta pranojmë seksin të natyrshëm, ai është krijuar të shkrihet te njëri-tjetri. Kur seksi konsiderohet i natyrshëm dhe pranojmë aktin si të vërtetë, atëherë ti e përjeton atë. Natyrisht ka shumë shkencëtarë që punojnë në fushën e psikologjisë evolucionare, primatologjisë, biologjisë evolucionare dhe në fusha të tjera që nuk e pranojnë teorinë që ne po e japim me fakte të mbledhura nga përvoja e personave të ndryshëm.

Në këto faqe shpresojmë që ata do të na falin nëse nganjëherë duket sikur ne po i thjeshtojmë gjërat, në cilësi e jo në sasi, me qëllim që të ilustrojmë më mirë kornizën e gjerë të paradigmave të ndryshme pa humbur në informatat e dyshimta dhe të pakta.

Informatat e ndryshimeve janë të vogla e të pakta. Femrat po të kishin aq shumë libido sa edhe meshkujt (libidoja, sipas Freudit konsiderohet shtysa seksuale. Thuhet se është një nga burimet themelore të energjisë për të gjithë jetën mendore, sëmundjet psikiatrike mund të kenë si shkak orientimin e keq të pamjaftueshëm të libidos) do të zhdukej edhe vetë shoqëria.

Lordi Acon në vitin 1875 deklaroi për fatin e mirë të tyre dhe të gjithë shoqërisë, se shumica e femrave janë fare pak të preokupuara për ndjenjat seksuale të çfarëdo lloji.

Të dhënat, të përsëritura që shumica e femrave nuk janë krijesa seksuale, në kulturat dhe në traditat e ndryshme në botën e meshkujve kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme për të kontrolluar libidon femërore.

Gjymtimi gjenital femëror, hulumtimet janë bërë nga maja e kokës deri në fund të këmbëve. Djegia mesjetare e shtrigave, rripat e virgjërisë, fyerjet për laviret, që nuk ngopen kurrë, diagnozat patologjike, paternalistike mjekësore të nimfomanisë ose histerisë, përbuzja e padurueshme për çdo femër që zgjedh të jetë bujare me seksualitetin e saj, të gjitha këto janë pjesë e një fushate botërore për ta mbajtur libidon femërore të ulët nën kontroll.

Femrave në përgjithësi nuk u intereson seksi, ose shumë pak. Dr. William Actoni publikoi mendimin e tij të famshëm mbi këtë çështje në vitin 1875, duke e siguruar lexuesin e tij se nënat, bashkëshortet dhe të tjerët e shtëpisë marrin vesh ose shumë pak nga kënaqësia e seksuale.

Rregulli i përgjithshëm është që një femër modeste rrallë ka dëshirë të ndiejë kënaqësinë seksuale. Femra i nënshtrohet mashkullit, por vetëm për t’ia bërë qejfin mashkullit.

Psikologu Donald Symons shpall me besim të plotë, midis njerëzve se penetrimi seksual kuptohet si një shërbim ose favor që femrat ua bëjnë meshkujve.

A. J. Bateman Gjenetisti në zbulimin e tij ka komentuar që përzgjedhja natyrale inkurajon një etje pa pretendime tek meshkujt dhe një pasivitet pretendues tek femrat. Të gjitha faktet, provat të grumbulluara janë për të na bindur që femrat nuk janë qenie me interesim seksual të madh.

Studimet që janë bërë, kanë dëshmuar se fakt i mosinteresimit të seksit është libidoja femërore. Mesazhet janë shumë më të thella, argumenti kryesor i këtij libri është që seksi për një kohë të gjatë ka shërbyer për shumë gjëra.

Riprodhimi është më i arsyeshëm për njerëzimin. Kjo do të thotë se ne si qenie njerëzore harxhojmë shumë kohë, energji për të planifikuar aventurat seksuale sesa cila do specie tjetër në tokë (ndoshta të gjithë duhet të jenë të lindur për të bërë seks).

Kur është fjala për seksin, burrat janë kampionë të mburrjeve, por femrat janë ato që fitojnë betejën. Këshillat që janë të bollshme, ankesat më të mëdha që i kanë femrat për seksin janë që burrat shumë shpejt arrijnë atë që duan dhe janë shumë të drejtpërdrejtë: ndërkohë, ankesa më e madhe e burrave për gratë është se, kërkojnë shumë kohë për të qenë gati, për të qenë të lumtura.

Trupi i femrës ka tendencë të qëndrojë, të vazhdojë të jetë aktiv, ajo nuk dorëzohet, kurse kur burrat mbarojnë menjëherë. Për burrat është akti i kryer, dhe mendja e tyre u kthehet punëve të tjera. Tek të rinjtë ka raste kur vullneti është shumë i madh. Pasi derdhet djali – vazhdon përsëri marrëdhënien seksuale, por atëherë ai e lëndon femrën. Penisi i tij është aktiv i ftoftë, por temperatura e penisit të tij nuk është ajo që kërkon organi seksual.

Ky dështim i dyfishtë ilustron pas përputhshmërinë gati komike midis reagimit seksual të meshkujve dhe femrave, në kontekstin e ndërzimit monogam të bën të mendosh: nëse meshkujt dhe femrat evoluuan bashkë si çifte monogame për miliona vjet, si ka mundësi që ka kaq shumë mospërputhje?

Për të gjitha dyshimet për sjelljen e origjinës njerëzore për të zbuluar rëndësinë në të gjitha fushat si: ekzistenca, gjuha, përdorimi i veglave të punës, lufta, paqja, altruizmi…, por kur bëhet fjalë për seksin, atëherë ne zmbrapsemi të pafuqishëm, turpërohemi nga modele që janë të largëta, antisociale, me një inteligjencë të ulët, por të vërtetë monogame? /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori