LAJMI I FUNDIT:

KEMM: Asnjë qeveri nuk duhet të vendosë në emër të mediave

KEMM: Asnjë qeveri nuk duhet të vendosë në emër të mediave

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), në prag të ndryshimeve të paralajmëruara të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, sot kumtoi se fuqishëm mbetet në qëndrimin se nevojitet të eliminohet çfarëdo ndikimi i shtetit mbi procesin e vetë rregullimit në media.

Në kumtesën e KEMM-së thuhet se funksionimi efikas i vetë rregullimit në media përjashton çfarëdo lloji të vendosjes së standardeve gazetareske mediatike në kornizë ligjore dhe vendosje të sanksioneve ndaj mediave për mosrespektimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kur bëhet fjalë për raportim etik dhe profesional, asnjë qeveri dhe parti politike nuk duhet të vendosin në emër të mediave. Në atë drejtim, KEMM i kundërshtohet Propozim – ndryshimeve të nenit 61 në Projekt ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, që ka të bëjë me parimet dhe standardet në punën e radiodigfuzerëve, si dhe të ndryshimeve në nenin 145, me të cilat propozohet shqiptimin e dënimeve nëse standardet profesionale nuk respektohen”, thuhet në kumtesë.

Duke i përshëndetur angazhimet paradokohe të shprehura të Qeverisë për inkurajim të fuqishëm të sistemit të vetë rregullimit mediatik, KEMM përkujton se vetë rregullimit nuk duhet t’i jepet rëndësi e shkallës së dytë, por të jetë një nga prioritetet në arritjen e ndryshimeve dhe reformave në punën e mediave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori