Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, në emisionin “InfoBox” në RTV Dukagjini, ka folur edhe për vendimin e Teuta Rugovës për të votuar koalicionin PDK-AAK-NISMA (PAN).

“Teuta Rugova është viktimë e një detyrimi familjar. Të gjithë e dimë se motra gjithmonë flijohet për vëlla”, ka thënë Kelmendi, shkruan Telegrafi.

Ai ka shtuar se nëse Teuta voton PAN-in, ajo nuk mund të ulet me LDK-në.

Kelmendi, ka akuzuar të birin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, vëllain e Teutës, Ukë Rugovën, se ka përdorur vulat e falsifikuara të kompanisë së tij ETC, së bashku me dokumentacionin, që të marrë viza nga Ambasada Italiane. /Telegrafi/