LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Nga diaspora kemi remitenca mbi 700 milionë euro për çdo vit

Kelmendi: Nga diaspora kemi remitenca mbi 700 milionë euro për çdo vit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi ka thënë se diaspora e ndihmon Kosovës për çdo vit. Sipas tij, nga diaspora dërgohen në Kosovë 700 milionë euro të cilat kanë rëndësi të madhe për zhvillimin vendit. Por sipas tij, këto para nga diaspora duhet të orientohen më mirë për të pasur një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe punësimin Kosovë.

Biznesmeni Kelemendi ka propozuar që të formohet tregu i aksioneve ku kontributi i diasporës do të ishte edhe më i madhe sesa aktualisht.


Shkrimi i plotë i Kelemndit në profilin tij në Facebook

Dekadat e Diasporës dhe kontributi i tyre

Nga diaspora kemi remitanca të përvitshme mbi 700 milionë euro të cilat vijnë si mbështetje për familjarët e mërgatës të cilët gjatë tërë kohës, si mbështetje për ndërtim, investim familjar dhe si blerje të produkteve të ndryshme për amvisëri dhe ushqime të caktuara, si dhe si shpenzime vetanake të cilat ata i bëjnë gjatë sezonës së pushimeve verore dhe dimërore.

Duke e parë numrin e tyre, arsimimin profesional, vendet e tyre të punës dhe punëdhënës të caktuar, shihet qartë se numri i madh i tyre janë punëtorë që mbulojnë punë të caktuara me të ardhura dinjitoze, një numër kanë ekonomi familjare, apo e paraqitur si restorane, ekipe ndërtimi, ekipe mirëmbajtjeje dhe çdo gjë që është në aftësitë e tyre menaxheriale dhe mjetet financiare që disponojnë, si, park automjetesh, dhënie me qira ndërtesa dhe apartamente dhe një numër i vogël është në industri.

Për të pritur investime kapitale nga diaspora duhet të pritet edhe më shumë se 10 vite në mënyrë që ata të kenë industri të caktuar në shtetin ku jetojnë apo tregti të organizuar në shtetin ku jetojnë në mënyrë që të paraqitet nevoja e ndërtimit të kapaciteteve shtesë industriale me çmime të fuqisë punëtore në Kosovë, në mënyrë që të rritet profiti i kompanisë, dhe kjo tregon se e ardhmja financuese e drejtpërdrejt e investitorëve të diasporës mundë të pritet së paku në 10 vjeçarin e ardhshëm.

Diaspora është duke kontribuar edhe me depozita në bankat komerciale të cilat po mundësojnë kreditimin e bizneseve vendore në të gjitha lëmit, dhe kjo është domethënëse për ekonominë tonë, meqë është kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe punësimin e qytetarëve.

Diaspora do të ndikojë dukshëm edhe tek kompanitë aksionare në momentin e hapjes së tregut të aksioneve çështje kjo që mundëson fuqizimin e kompanive dhe rritjen e të hyrave nga aksionet më shumë se të hyrat nga depozitimi në bankë që tani sillet rreth 1.5 % me tendencën e zvogëlimit. Kjo diasporë mundë edhe që të blejë aksione në letrat me vlerë, të shtetit të Kosovës por që fillimisht duhet të promovohet kjo shitje në mënyrë që të akceptohet si investim me profit më të lartë.

Si përfundim kontributi i diasporës është domethënës, vendimtarë dhe frytdhënës për të gjitha këto remitanca dhe pritjet që diaspora të jetë edhe iniciatore e Zhvillimit Ekonomik për të cilin ne kemi nevojë, duhet ti presim edhe për një dekadë. Ajo që duhet të bëjmë tani është që të vazhdojmë respektin, vlerësimin dhe mirënjohjen e vazhdueshme për të gjithë atë çfarë kanë bërë, po bëjnë dhe do të bëjnë për Kosovën e tyre dhe tonën.

Nga kjo del se mbështetja duhet të mbetet tek forcat vetanake vendore dhe atë në 85 %, duke u mbështetur në legjislacionin pozitiv si dhe të ndryshojë çdo gjë që e pengon zhvillimin ekonomik, sigurinë e investimeve dhe investitorëve dhe duke bërë të mundur që normat e interesit bankarë të zbresin nën vlerën 4 %. Po ashtu duhet të krijohet mekanizëm efektiv i inkasimit të kredive dhe tu mundësohet që duke u bazuar në klimën ekonomike të volitshme vendor, të vijnë investitorët e jashtëm që në pjesëmarrje mundë të kenë vetëm 15 %.

E ardhmja ekonomike është në duart e personave që janë të zotët e punës, të cilët në praktikë emërtohen si afaristë ashtu siç është e ardhmja politike e Kosovës ne duart e politikanëve vendorë dhe të mbështetur nga miqtë ndërkombëtarë.

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Kosovës, LDK. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori