Dirigjenti i korit “Siparantum”, Memli Kelmendi, është përzgjedhur përfaqësues i shtetit të Kosovës në Këshillin e Koreve Botërore (World Choir Council).

Në këtë Këshill marrin pjesë 80 shtete nga mbarë bota. Duhet cekur se Këshilli paraqet bordin më të lartë këshillëdhënës të Interkultur-ës – organizatës që mëton të bëjë bashkë kulturat e botës.