LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Institucionet të rishikojnë çështjen e TVSH-së në miell, po e fuqizojnë ekonominë informale

Kelmendi: Institucionet të rishikojnë çështjen e TVSH-së në miell, po e fuqizojnë ekonominë informale

Biznesmeni, Ramiz Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me çështjen e TVSH-së në miell, për të cilën gjë ai ka thënë se duhet të rishikohet nga institucionet.

Kelmendi ka theksar se me masën e re që ka nxjerrë Qeveria e Kosovës, nuk përfitojnë qytetarët as prodhuesit e miellit e as bukëpjesësit.


Ai tha se me këtë masë fuqizohet vetëm ekonomia informale.

“Me masën e re po pësojnë qytetarët dhe nuk po përfitojnë as prodhuesit e miellit, e as bukëpjekësit! Për tu sqaruar çështja e TVSH-së në Produktin Miell, masë e nxjerrë nga Qeveria, e që mos të vie deri tek mendimi se po lirohet ndonjë nga artikujt e ndryshëm që kanë këtë komponentë. Buka ka tvsh 8%, nëse mielli ka pasur tvsh 8%, atëherë çmimi i bukës ishte 0.4o cent/kg. Sërish, me heqjen e tvsh-së 8% në miell, atëherë tek prodhuesit e bukës nuk ka efekt në lirimin e çmimit. Jo, sepse çmimi i bukës e ka 8% tvsh-në përsëri. Por, përfitues do jetë tregu informal për të cilin, në këtë rast pandemie, nuk ishte dashur të fuqizohej. Nëse mendohet se prodhuesit tjerë të cilët kanë repromaterial mielln, që ishte tvsh 8%, edhe këtu, kjo masë nuk do ketë ndikim fare sepse produktet që nxjerren nga mielli në shitje, sërish kanë tvsh 18%. Andaj edhe këtu nuk do ketë lirim të çmimeve. Nëse është menduar që do kenë përfitim konsumatorët”, shkruan Kelmendi.

Kelmendi theksoi se masa e lirimit të miellit nga TVSH-ja 8 për qind, është pa efekt në çmimin final.

“Nga këtu rezulton konstatimi se masat e lirimit të miellit nga tvsh-ja 8%, është pa efekt në çmimin final. Po të ishte vepruar që TVSH-ja të hiqej në bukë, miell, grur edhe për tregtime me pakicë atëherë do kishin përfituar të gjithë qytetarët e në veçanti qytetarët që më së shumti e përdorin miellin, duke përgatitur bukë në shtepi – shtresa e varfër. Andaj, nëse thirremi gjithnjë në mbështetje të të varfërve, atëhere politikat tatimore do të ishin në shërbim të këtij misioni, e jo e kunderta e misionit. Kjo masë tatimore aktuale do e fuqizojë jashtëzakonisht shumë, ekonominë informale”, shkruan Kelmendi. /Telegrafi/