LAJMI I FUNDIT:

Kekenovski: Na ndau në vullnetarë dhe kundër-vullnetarë

Kekenovski: Na ndau në vullnetarë dhe kundër-vullnetarë

Profesori universitar, analisti politik dhe njëri nga themeluesit e OBRM-PDUKM, i cili hapur për një kohë të gjatë i kundërshton politikat e kreut të kësaj partie, Nikola Gruevski, kësaj radhe përmes rrjetit social Facebook, e ka akuzuar atë për përçarje të qytetarëve të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Deri më tani arriti të na ndajë në antik dhe sllovenë, plenum studentor, kundër-plenum studentor, plenum i profesorëve, kundër-plenum i profesorëve, artistë dhe kundër artistë, protestues dhe kundër protestues, ndërsa tani i erdhi radha ndarjes në vullnetarë dhe kundër vullnetarë” ka ironizuar Kekenovski.

Jove

“Çfarë u bë me synimin themelor për barazi kombëtare maqedonase?”, ka pyetur Kekenovski në Facebook./Telegrafi/