Korporata Energjetike e Kosovës ka intensifikuar masat mbrojtëse në vazhdën e përpjekjeve për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.
Në këtë drejtim, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Luigj Imeri ka kontaktuar të gjithë kolegët të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Dy nga nëntë punëtorët e KEK-ut kanë shprehur se kanë simptoma më të theksuara, njëri gjendet në spital për trajtim, ndërsa të tjerët gjenden në vetizolim dhe me gjendje të mirë pa simptoma dhe stabile.
Sot janë testuar edhe 46 nga 63 punëtorët e KEK-ut që dyshohet se kanë pasur kontakt me kolegët e tyre që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Për më tepër, Komiteti i Sigurisë në nivel të Korporatës dhe u.d. kryeshefi ekzekutiv, pas analizimit të situatës, ka vendosur të ndryshojë orarin e punës në njësitë prodhuese DPQ, TCA dhe TCB.
Tani e tutje, në prodhim do të punohet me dy ndërrime nga 12 orë, ndërsa në mirëmbajtje do të punohet në grupe vetëm në ndërrimin e parë gjithashtu me orar 12 orë, hap ky që do të shmangë në masë lëvizjen e punëtorëve, të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës.
Menaxhmenti apelon edhe një herë te të gjithë punëtorët që të jenë vigjilentë kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe përdorimin e pajisjeve të nevojshme higjienike, si pjesë e masave mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e pandemisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre