LAJMI I FUNDIT:

KEDS thotë se çështja e punëtorëve është ende në proces gjyqësor

KEDS thotë se çështja e punëtorëve është ende në proces gjyqësor

KEDS-i ka bërë të diture se çështja e kthimit të ish-punëtorëve të tyre në punë, është ende si rast i hapur në Gjykatë. Sipas tyre, ata nuk do të komentojnë rastin pasi që duan të mos interferojnë në proces.

Ish-punëtorët e KEDS-it kërkojnë kthimin në punë, përplasen me policinë
Lexo po ashtu Ish-punëtorët e KEDS-it kërkojnë kthimin në punë, përplasen me policinë

“KEDS njofton se sa i përket protestës së sotme dhe kërkesës së punëtorëve për kthim në punë, KEDS njofton se rasti ende është në proces gjyqësor. Në këto rrethana kompania nuk mund të komentojë pasi nuk dëshiron që në asnjë rrethanë të interferojë në proces”, është thënë në njoftimin e KEDS-it për media. /Telegrafi/