Ndërtimi i linjave të reja 20 kV dhe shndërrimi i atyre 10 kV në 20 kV përmes reahbilitimit total është proces që po e transformon rrjetin e distribucionit në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Ky nivel i tensionit po instalohet për herë të parë në Kosovë.
Kjo po bëhet që të ketë më pak humbje në rrjet dhe më tepër siguri në furnizim me energji elektrike. Disa linja tashmë ose kanë përfunduar ose janë në përfundim e sipër.
Në gjatësinë disa kilometra nga Skënderaj e deri në Resnik shtrihet largpërçuesi 20 kV që do të furnizojë me energji elektrike një pjesë të konsiderueshme të fshatrave të Drenicës.
Ky largpërçues (LP) është në përfundim dhe paraqet risi në rrjetin elektrik të Kosovës, pasi më herët hallka e fundit e furnizimit të tensionit të lartë ishte 10 kV. Pra, linjat 20 kV ishin jo ekzistente, duke bërë që humbjet e energjisë të jenë më të mëdha.
KEDS ka vendosur mbi 600 shtylla, 1 trafostacion të ri, 12 trafostacione të rindërtuara dhe 19 të riparuara. Pra, është në proces të rinimit të rrjeti komplet të tensionit të lartë nga Skenderaj deri në Runik, ku përshihen direkt mbi 30 trafostacione.
Ky LP është pjesë e projekteve të KEDS-it për rinim të tensionit të lartë dhe transformim të rrjetit 10 kV në atë 20 kV, përmes ndërtimit të linjave të reja apo rehabilitimit total dhe shndërrimit të atyre ekzistuese.
Nga ky projekt, që tashmë ka filluar parashihet të ulen humbjet, të rinovohet rrjeti dhe të përfitojnë jashtëzakonisht shumë edhe konsumatorët përmes shërbimeve shumë më të sigurta dhe më kualitative.
Pos LP të Runikut, KEDS ka ndërtuar edhe LP 20 kV Drenica që tashmë ka përfunduar, sikurse edhe në Lipjan, që është në përfundim dhe do të fillojë edhe në zonat tjera.
Intervenimet e para janë bërë pikërisht në linjat më problematike, të cilat binin shpesh si pasojë e faktorëve ekstern, sidomos atyre atmosferikë, pasi gjendja e tyre e trashëguar ishte e rëndë.
Të njëjtën kohë, edhe tensioni nuk ishte në nivelin më të mirë.
Ndërsa, pas përfundimit të punimeve në këto lokalitete, do të përfitojnë direkt mijëra konsumatorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
British American Tobacco investon 100 milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City