LAJMI I FUNDIT:

KDI: Festo 1 Majin duke raportuar korrupsionin në vendin e punës

KDI: Festo 1 Majin duke raportuar korrupsionin në vendin e punës

KDI nëpërmjet një deklarate për media ka ftuar punëtorët që të raportojnë korrupsionin në vendin ku ata punojnë.

“Diskriminimi në konkurse, mos pagesa e pagës dhe kontributeve pensionale, largimet nga puna pa arsye, degradimet në vendin e punës, mungesa e efikasitetit në gjykimin e çështjeve që lidhen me punëtorë, konkursi publik si mundësi për punësim partiak etj., janë problemet që shqetësojnë të gjithë qytetarët e aftë për punë”, thuhet në deklaratën e KDI-së.

Sipas KDI-së, përkundër faktit se Ligji i Punës apo Ligji për Shërbyesit Civil ka paraparë kritere se si dhe kur mund të bëhet largimi nga puna, ulja në pozitë, suspendimi, apo edhe pranimi në punë, shpesh punëdhënësit, të sektorit privat apo atij publik, nuk i respektojnë ligjet përkatëse.

Vonesa e gjykatave në zgjidhjen dhe trajtimin e çështjeve të natyrave të ndryshme ka bërë që të vonohen edhe çështjet e punëtorëve që kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre.

Instituti Demokratik i Kosovës si pjesë e Transparency International, gjatë gjithë kohës ka pranuar ankesa nga shumë qytetarë rreth shkeljeve të të drejtave të punës nga administrata shtetërore apo edhe ndërmarrjet private. Deri më sot janë pranuar dhe trajtuar më shumë se 50 raste nga të drejtat e punës.

Përveç kësaj, KDI në fillim të këtij viti ka kryer një hulumtim me shërbyesit civil të punësuar në institucionet e sistemi gjyqësor, prokurorial dhe atyre të sundimit të ligjit (gjykatat, prokuroritë, policia, shërbimi korrektues etj.) i cili dëshmon se më shumë se gjysma e pjesëmarrësve mendojnë se sektori i sundimit të ligjit vazhdon të mbetet jofunksional kurse procedurat e punësimit dhe gradimit tejet të politizuara. Edhe më shqetësuese është fakti se shërbyesit civil kanë shumë pak njohuri rreth mekanizmave në të cilat ata duhet t’i raportojnë rastet e tilla, dëshmon hulumtimi.

KDI kërkon nga institucionet publike që të respektojnë të drejtat në konkursin publik edhe të drejtat që dalin nga kontratat e punës. Po ashtu i bënë thirrje prokurorisë që të hetoj sa më shumë raste të punësimeve pa merita dhe në kundërshtim me parimet e barabarësisë së palëve.

Ftohen të gjithë qytetarët që të gjitha shkeljet që i kanë në punë, si në sektorin publik ashtu edhe atë privat, t’i paraqesin në institucionet përkatëse shtetërore duke shfrytëzuar ndihmën ligjore që KDI ofron përmes numrit pa pagesë 0800 77777. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori