LAJMI I FUNDIT:

KB Trepça zyrtarizon amerikanin e dytë brenda javës

KB Trepça zyrtarizon amerikanin e dytë brenda javës

KB Trepça po vazhdon me përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar të verës.

Mitrovicasit e kanë zyrtarizuar transferimin e dytë në tri ditët e fundit, pas transferimit të Gerard Blackshaer.


Sot Trepça ka zyrtarizuar transferimin e TY Cockfield përmes llogarisë zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Cockfield ishte pjesë e Arkansas në sezonin 2018/19 dhe kishte një mesatare prej 18.6 pikësh në sezonin e fundit për klubin amerikan.

Trepça mbeti në Superligë vetëm pas ndeshjes së play-offit. /Telegrafi/