LAJMI I FUNDIT:

KB Peja dëshiron ta organizojë ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës për të nderuar figurën e Agim Llukës

KB Peja dëshiron ta organizojë ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës për të nderuar figurën e Agim Llukës
(Foto: KB Peja/Korniza)

Bordi i KB Peja është shumë i interesuar që ta organizojë ‘Final 8’ të Kupës së Republikës së Kosovës për nder të ish-themeluesit të klubit, Agim Lluka.

Kështu ka bërë të ditur drejtori sportiv i KB Peja, Arbër Elshani, përmes një postimi në rrjetet sociale.


Në publikimin e tij, ai thekson se presidenti i klubit, Fatmir Gashi, bordi dhe komplet kryesia e klubit, dëshiron që këtë ngjarje sportive ta zhvendosë në Pejë, “duke respektuar figurën shumë të respektuar të një njeriu që nuk jeton më, por jetojnë veprat e tij dhe puna të cilat nuk do të humbasin kurrë”.


Postimi i plotë i Elshanit (pa ndërhyrje):

Duam që kupën e Republikës së Kosovës t’a organizojmë në Pejë, nga data 09/02/deri 13/02/2022 për nderin e ish-themeluesit të KB Peja “Agim Llukës”.
Bordi i KB Peja, është shumë i interesuar që t’a organizojë final 8 të kupës së Republikës së Kosovës. E para në 20 vite pas luftës në Pejë, kupa është organizuar vetëm në 2006 dhe 2012, prandaj kemi përparësi edhe në timing por edhe si qytet i cili gjithmonë ka qenë shembull, se si organizohen ndeshjet e basketbollit tonë. E dyta, presidenti i klubit të basketbollit KB Peja z.Fatmir Gashi, bordi dhe komplet kryesia e klubit tonë, po dëshiron që këtë event t’a zhvendos në Pejë, duke respektuar figurën shumë të respektuar të një njeriu që nuk jeton më, por jetojnë veprat e tij dhe puna të cilat nuk do të humbasin kurrë. Pra, bëhet fjalë për një njeri shumë të rendësishëm, themeluesin e klubit, drejtorin shumëvjeçar të klubit, shkelqesinë e tij ndjesë pastë z.Agim Lluka. Pra, derisa po i shkruaj këto fjalë trupi im rethqethet i tëri, sepse ende nuk mund të besoj se axha Agim, nuk është më në mesin tonë. Pra, ky njeri shpirtbardhë, që kontriboi aq shumë për KB Peja, në veçanti dhe sportin e Kosovës, në përgjithësi e meriton që kupa e Republikës së Kosovës, final 8 të organizohet në nderin “Agim Lluka”. Besoj se më këtë do të pajtohet secili që sado pak e ka njohur këtë njeri bujar, fisnik, fjalëpak, punëtor, idealist dhe tepër bashkëpunuës. KB Peja, presidenti Fatmir Gashi, une si drejtor, sekretari gjeneral z.Gazmend Pupovci dhe komplet bordi është kjo më e pakta që mund të bëjë për Agim Llukën. Besoj se edhe FBK-ja dhe çdo njeri tjetër do të përkrahë këtë propozim të KB Pejës. Ne premtojmë se edhe do i’a zbardhim nderin Agim Llukës, por edhe mbarë Qytetit të Pejës, më një super organizim që do të përmendet gjatë!
Sinqerisht
Arber Elshani
Drejtor Sportiv i KB Peja!


Agim Lluka ishte që nga fillimi ndër drejtuesit më të spikatur të segmenteve të Korporatës Dukagjini, përfshirë edhe RTV Dukagjinin.

Roli i Agimit mbetet i madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën Dukagjini në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të institucioneve të Kosovës.

Agim Lluka

Pas luftës ishte ideator i themelimit të Radio Dukagjinit. U shqua si mbështetës i librit me shtëpitë botuese, ombrellë e korporatës. Ai do të mbetet në kujtesë për zellin, kontributin e madh dhe urtësinë e dëshmuar për dekada. Roli i tij ka qenë dhe do të mbetet me vlerë në zhvillimin e jetës kulturore dhe arsimore jo vetëm në qytetin e Pejës, por në gjithë Kosovën.

I lindur në Pejë në vitin 1961, Agim Lluka ndërroi jetë më 27 tetor 2021, pas një beteje me sëmundjen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

La Liga
Leverkuseni ia mohoi Italisë vendin e gjashtë në Ligën e Kampionëve, por ka ende një mundësi

Leverkuseni ia mohoi Italisë vendin e gjashtë në Ligën e Kampionëve, por ka ende një mundësi

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori