LAJMI I FUNDIT:

Katrougalos: Ballkani nga vend baruti në Evropë të bëhet vend çka jep mesazhe pozitive

Katrougalos: Ballkani nga vend baruti në Evropë të bëhet vend çka jep mesazhe pozitive

Në prag të takimit ministror në Selanik, e cila fillon sot, ku do të marr pjesë edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, zv. ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos, për radion greke “Sto kokino” tha se Ballkani nga vend baruti në Evropë të bëhet vend çka jep mesazhe pozitive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Katrougalos, i cili do të presë ministrat nga Maqedonia, Shqipëria dhe Bullgaria, thotë se qëllimi është që përmes bisedimeve të rregullta, Ballkanit nga një vend baruti në Evropë, të bëhet një rajon që dërgon mesazhe pozitive, raporton AIM nga Athina.


“Së bashku me ne, me ministrat për punë të jashtme, do ti kemi edhe ministrat e ekonomisë për të parë çështjet që lidhen me bashkëpunimin ekonomik në rajon. Takimet e mëparshme u përqëndruan më shumë në temat për bashkëpunimin ndërmjet ministrave të mbrojtjes civile dhe të brendshme, për çështjet ndërkufitare. Ajo që duam është që të flasim rregullisht, që Ballkani të mos jetë më një vend baruti në Evropë. Përkundrazi, të jetë një rajon që dërgon mesazhe pozitive në Evropë dhe në botë”, thotë Katrougalos.

“Bisedimet e ministrave të jashtëm do të përqëndrohen në çështjet e interesit të përbashkët dhe zhvillimet në rajon më të gjerë, me theks në bashkëpunimin ndërkufitar dhe koordinimin rajonal kundër sfidave që shkojnë përtej kufijve të secilit vend, siç dalim nga paqëndrueshmëria e vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor gjithashtu do të diskutohet”, thonë nga Ministria e Jashtme Greke./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori