Chelsea është në probleme serioze pasi që Tammy Abrahm është i lënduar dhe do u duhet të kërkojnë një sulmues për këtë afat.

Frank Lampard ka konfirmuar se sulmuesi anglez do të mungojë për përballjen ndaj Hull Cityt në Fa Cup, por ende nuk e dinë se sa do të mungojë lojtari.

Abraham pësoi lëndim në barazimin 2-2 ndaj Arsenalit në Stamford Bridge të martën mbrëma.

Tammy Abraham

Lampard bëri me dije se ata tani po kërkojnë një sulmues për këtë afat, derisa Daily Mirror ka dhënë katër opsione.

Chelsea bën ofertë për huazimin e Cavanit nga PSG Chelsea bën ofertë për huazimin e Cavanit nga PSG

Chelsea mund të tentojë transferimin e sulmuesve si, Edinson Cavani nga Paris Saint-Germain, Moussa Dembele nga Lyoni, Wilfried Zaha nga Crystal Palace dhe Jadon Sancho nga Borussia Dortmundi.

Që të katër lojtarët e duan largimin nga skuadrat e tyre, mirëpo The Blues kanë gjasa më të mëdha në transferimin e uruguaianit dhe Zahas. /Telegrafi/