LAJMI I FUNDIT:

Katër të vdekur në sulmin e Londrës

Katër të vdekur në sulmin e Londrës

Policia e Londrës ka konfirmuar se katër persona kanë vdekur, në mesin e të vdekurve dyshohet të jetë edhe njëri prej sulmuesve.

Një person i armatosur me thikë kishte shkelur me veturë sot, mbi 12 persona që ishin në urën e Westminster në Londër pranë Parlamentit britanik, transmeton Telegrafi.


Publikohen pamjet e sulmuesit në Londër (Foto)
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e sulmuesit në Londër (Foto)

Sulmuesi kishte arritur t’i afrohet ndërtesës së Parlamentit, me ç’rast kishte therur me thikë një polic që po qëndronte pranë portës.

Ndërkaq, sulmuesi është qëlluar më pas nga policë tjerë ndërsa polici që është therur me thikë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. /Telegrafi/