LAJMI I FUNDIT:

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë – burri rrah gruan dhe vëllai vëllanë

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë – burri rrah gruan dhe vëllai vëllanë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Mitrovicë.


 Prishtinë 30.05.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prizren 30.05.2022 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 2.13 promil. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të ndalet në ndalim policor.

Gjakovë 30.05.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, viktimës mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar të merr trajtim mjekësor. I dyshuari ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit me 1.88 promila. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë  30.05.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe së bashku me dy vajzat e saj është vendosur në strehimore në Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori