LAJMI I FUNDIT:

Katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Katër raste të dhunës në familje në 24 orë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka raportuar për 4 raste të dhunës në familjes.

Këto raste sipas policisë kishin ndodhur në komunën e Pejës, në Graçanicë dhe dy raste të tjera në Viti.


Në dy rastet e para, raportohet se gratë janë sulmuar nga burrat, ndërsa në dy rastet e fundit, policia raporton për raste të dhunës te ushtruar nga babi tek vajza dhe nga djali tek prindërit e tij.

Rastet e dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit:

Pejë, 16.01.2022-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Graçanicë, 17.01.2022-13:00.Viktima femër shtetase e Turqisë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante. 

Viti, 17.01.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike pasi që i njëjti ka kanosur prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 Viti, 17.01.2022-17:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga prindi i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt. /Telegrafi/