LAJMI I FUNDIT:

Katër persona lëndohen në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, të përfshira tri vetura

Katër persona lëndohen në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, të përfshira tri vetura
Foto: Ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.

Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 10:00 në fshatin Babush, janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj në fshatin Babush të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve dhe veç dëmeve të shkaktuara në të tri automjetet, lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Tutje, ai ka bërë të ditur se në vendin ngjarjes kanë dalë hetuesit nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve dhe po e hetojnë rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i bisedës, Ramadani i kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit: ‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare

Publikimi i bisedës, Ramadani i kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit: ‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare

Lajme
Kica-Xhelili për përgjimet telefonike: Shefja e deputetëve të LVV e shndërroi Radoiçiqin nga një terrorist në një “zemlak” miqësor

Kica-Xhelili për përgjimet telefonike: Shefja e deputetëve të LVV e shndërroi Radoiçiqin nga një terrorist në një “zemlak” miqësor

Politikë
Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Lajme
Kurti viziton në Turqi fabrikën e armëve Baykar, i prezantohet nga afër prototipi i fluturakes luftarake

Kurti viziton në Turqi fabrikën e armëve Baykar, i prezantohet nga afër prototipi i fluturakes luftarake "Kizilelma"

Siguri
Nënë e bijë vdesin në një aksident në rrugën Dragash-Zhur

Nënë e bijë vdesin në një aksident në rrugën Dragash-Zhur

Kronika e Zezë
Me apo pa koordinim me ndërkombëtaret duhet të hapet ura e Ibrit, analistët me mendime të ndryshme

Me apo pa koordinim me ndërkombëtaret duhet të hapet ura e Ibrit, analistët me mendime të ndryshme

Lajme
Kalo në kategori