LAJMI I FUNDIT:

Katër kotele që hynë fshehurazi në një avion mallrash nga Singapori në Hong Kong

Katër kotele që hynë fshehurazi në një avion mallrash nga Singapori në Hong Kong

Katër kotele që hynë fshehurazi në një avion mallrash nga Singapori në Hong Kong do të vendosen për “birësim” pasi të kenë përfunduar “karantinën”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth orës 21:00 të së shtunës, policia mori një raport nga një punonjës i Singapore Airlines se katër kotele u gjetën në një aeroplan mallrash të drejtuar nga Singapore Airlines.


Dy kotele të zeza dhe dy të bardha u gjetën në kabinë.

Policia mbërriti dhe njoftoi Departamentin e Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit për ndjekjen.

Ndërkohë autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se ekzaminimet fillestare zbuluan se katër macet ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe një kontroll veterinar do të organizohej më vonë. /Telegrafi/