LAJMI I FUNDIT:

Katër këshillat më të këqija dashurie, të cilave assesi nuk bën t’u besoni

Katër këshillat më të këqija dashurie, të cilave assesi nuk bën t’u besoni

Mendoni me kokën tuaj në vend që t’u besoni symbyllas këtyre këshillave.

Nuk është e domosdoshme gjithmonë të dëgjoni bash çdo këshillë, posaçërisht këto katër këshilla të cilat do t’jua shkatërrojnë shanset për lidhje normale dhe të gjatë.


Nëse shoqja juaj më e mirë ju dërgon njërën nga këto këshilla, mendoni mirë para se ta dëgjoni, shkruan Cosmopolitan, transmeton Telegrafi.

1. “Patjetër duhet ta gjesh zotërinë e përsosur”

Në këtë botë bash askush nuk është i përsosur. Të gjithë kanë mangësi, andaj do të ishte joreale të prisnit dikë pa asnjë të metë. Mirëpo, këtu gjithsesi ekziston zotëria mjaft i mirë (perfekt vetëm për ju), i cili do t’i plotësojë së paku të gjitha ato gjërat më të rëndësishme.

2. “Mos iu paraqit tri ditë pas takimit të fundit”

Sa herë keni dëgjuar atë që femra kurrë nuk do të duhej të paraqitej e para? Apo nuk do të duhej që të paraqitej së paku tri ditë pas takimit të fundit? Nëse keni kaluar mirë, përse të mos ia tregonit atij? Me porosi falënderimi pas mbrëmjes së kaluar bukur do të tregoheni me edukatë dhe e interesuar, por jo edhe e zhgënjyer. Por edhe atë gjithsesi do ta inkurajoni.

44

3. “Mos fle me të para takimit të tretë”

Fakt është që numri nuk ka rëndësi, 3 apo 13 – rëndësi ka sa ju dëshironi dhe sa i besoni atij.

4. “Duhet patjetër pak të aktrosh”

Si të krijonit me dikë lidhje të sinqertë, nëse nuk jeni e sinqertë? Nuk ka nevojë për aktrim, tregohuni ajo që jini. Mirëpo, kjo gjithsesi nuk është dritë e gjelbër që atij t’ia rrëfeni tregimin jetësor që në takimin e parë. Pak sekret gjithmonë është vendim i mirë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë

Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë

Keshilla Modë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Mami! Po më dhemb koka!

Mami! Po më dhemb koka!

Prindër dhe fëmijë
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Grim
Java e 38-të e shtatzënisë: Bebja juaj pret një moment për të hyrë në botë, por ju duhet t'i kushtoni vëmendje disa simptomave

Java e 38-të e shtatzënisë: Bebja juaj pret një moment për të hyrë në botë, por ju duhet t'i kushtoni vëmendje disa simptomave

Shtatzëna
Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen

Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen

Psikoprofil
Kalo në kategori