LAJMI I FUNDIT:

Katër dekada i vjetër: Festivali autentik i Hasit që i mbijetoi okupimit e luftës

Festivali folklorik “Hasi Jehon” daton që nga viti 1976.

Nesër pritet të nis edicioni i 32-të i njërit prej festivaleve që prej më shumë se katër dekadash ka kontribuuar në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës shqiptare.

Përkundër se nisi në kushte jashtëzakonisht të rënda, tani është shndërruar në një eveniment kulturor që vazhdon t’i mbledh organizmat folklorik të të gjitha trevave shqiptare.

Festivali Folklorik “Hasi Jehon”

Për të treguar më shumë se si filloi ky festival, sa ka ndryshuar ndër vite, e cilat janë risitë e edicionit të sivjetmë, Telegrafi ka realizuar një intervistë ekskluzive me drejtorin e festivalit “Hasi Jehon”, Haziz Hodajn.

Hodaj thotë se mënyra se si nisi ky festival ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, por që tani është i lumtur për sukseset dhe arritjet.

“Festivali ka filluar të organizohet për herë të parë në vitin 1976, natyrisht në kushte jashtëzakonisht të rënda në kushte çfarë dihet, të okupimit mirëpo ka qenë një vullnet i hekurt i një gjenerate të artë atëherë që në 1975 ka formuar shoqërinë ‘Malësori’, pastaj menjëherë në 1976 ka filluar me organizimin e festivalit revista e folklorit burimor dhe kjo revistë është mbajtur për dhjetë herë para luftës, mirëpo jo për çdo vit për shkak të kushteve që nuk i kanë lejuar dhe politike pse jo. Në vitin 2000 pas luftës organizohet një grup i të rinjëve edhe pse ishte jashtëzakonisht e rëndë situata në Gjonaj, këtu në fshatin tonë kanë qenë diku 496 shtëpi të djegura. Për disa neve, ishte sinqerisht luks të organizohej një festival mirëpo ishte këmbëngulësia e një grupi të rinjsh që e iniciuan këtë aktivitet dhe që në maj ka qenë ndoshta ngjarja e parë kulturorë që në pas-luftën e Kosovës që organizohet më 2, 3 dhe 4 maj dhe pastaj ka vazhduar në mënyrë të rregullt që në ditën e sotme”, ka thënë Haziz Hodaj për Telegrafin.

Drejtori i Festivalit “Hasi Jehon”, Haziz Hodaj

Tutje shton se është ndër më të vjetrit në Kosovë, që ruan trashëgiminë shpirtërore e kulturore.

“Është njëri nga festivalet më të vjetër, jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet shqiptare, njëri ndër festivalet që e ruan trashëgiminë shpirtërore e kulturore. Jemi munduar që t’i përmbahemi kritereve që nga fillimi deri tani dhe bashkë jemi me këtë gjeneratë këtu, për ta përcjell edhe te gjeneratat tjera. Zakonisht vijnë grupe prej Shqipërisë, prej Malit të Zi e Maqedonisë, prej Kosovës Lindore sigurisht që dominojnë grupet nga Kosova, grupet që e kultivojnë këtë folklorin burimor, kjo traditë është ndjekur edhe këtë vit do të marrin pjesë disa shoqëri nga Shqipëria nga Maqedonia nga Mali i Zi dhe nga Kosova”.

Të gjitha lajmet nga Hasi jehon
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hasi jehon

Ndërsa edhe këtë vit për shkak të kushteve me COVID-19, festivali është detyruar që të mbahet në fund të muajit nëntor, ndonëse datat reale janë më 2, 3 dhe 4 maj.

“Realisht jemi në kushte të jashtëzakonshme të organizimit dhe kjo është e veçanta përndryshe data e mbajtjes së festivalit ‘Hasi Jehon’ është 2, 3 dhe 4 maj tradicionalisht, mirëpo për shkak të kushteve që ka krijuar pandemia ne jemi detyruar që ta shtyjmë dhe ta mbajmë edhe brenda, sepse festivali ‘Hasi Jehon’ mbahet në skenën jashtë Qendrës së Kulturës për shkak të shikueshmërisë së madhe, interesimit të madh të njerëzve për ta përcjell, mirëpo këto janë kushte të jashtëzakonshme dhe në këto kushte sivjet e organizojmë, ia kemi dedikuar realisht festave të nëntorit dhe Ditës së Flamurit”, thekson ai.

Festivali “Hasi Jehon”

Duke qenë ende në kohë pandemie, Hodaj vë në dukje se do të realizohet nën respektimin e masave kundrejt coronavirusit.

“Këtë vit do të jetë sigurisht me masa të shtuara, por është e lejuar prej organeve kompetente që 50 për qind e spektatorëve të marrin pjesë, kështu që do të mundohemi që bashkë me Policinë e Kosovës ta mbajmë rendin dhe t’i përmbahemi kushteve që i ka parashtruar IKSHPK-ja”, vazhdon më tej ai.

Festivali “Hasi Jehon”

Meqenëse një pjesë e audiencës nuk gëzon burime të mjaftueshme rreth festivalit, drejtori i këtij eventi tregon se në skenën e “Hasi Jehon” paraqiten vlerat e folklorit burimor që njëherësh kanë për qëllim të përcillen brez pas brezi.

“Në skenën e festivalit ‘Hasi Jehon’ paraqiten vlerat e folklorit burimor që është një ndër festivalet më të çmuara të popullit tonë dhe në këtë pasuri, këtë thesar jemi munduar që edhe t’i kultivojmë edhe t’i plasojmë në skenë gjeneratave të reja në mënyrë që ata të mësojnë e ta kenë në mendje identitetin tonë. Realisht, kjo që po shihni është veshja e burrave dhe grave janë njëra ndër perlat e kombit tonë që ne i ruajmë me shumë fanatizëm dhe kjo plasohet në skenën e festivalit ‘Hasi Jehon’ për çdo vit”, tha për fund drejtori i festivalit.

Festivali “Hasi Jehon” ndër vite

  • Këngët, vallet e lojërat e ndryshme nuk do të mungojnë as edhe këtë herë, trashëgimi që Hasi e ruajnë si mision të shenjtë.
  • Festivali do të zgjasë tri ditë, 25, 26 dhe 27 nëntor 2021 dhe mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Gjonaj të Hasit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori