LAJMI I FUNDIT:

Katër arinj ‘uzurpuan’ trampolinën e një gruaje në SHBA

Katër arinj ‘uzurpuan’ trampolinën e një gruaje në SHBA

Një grua nga Connecticut pati vizitorë të pazakontë në oborrin e shtëpisë së saj.

Në një video, të cilën e postoi në Facebook, Olivia Germano tregonte përmes pamjeve arinjtë që hipën në trampolinën e shtëpisë së saj në Farmington, transmeton Telegrafi.


Sipas videos, katër arinjtë po loznin në trampolinë derisa një i pestë po qëndronte jashtë i mënjanuar.

Departamenti i Energjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Connecticut tha se kishte pasur 73 raportime të arinjve në Farmington në vitin 2023 deri në javën e kaluar. /Telegrafi/