LAJMI I FUNDIT:

Kategorizimi i sporteve, federatat i reagojnë MKRS-së

Kategorizimi i sporteve, federatat i reagojnë MKRS-së

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve javën e kaluar shpalli kategorizimin e ri të sporteve bazuar në aktivitete e zhvilluara gjatë vitit të kaluar, kategorizim ky i cili nuk u prit mirë nga disa prej federatave.

Ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte rënia në kategorinë B, e Federatës së Futbollit të Kosovës, si dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës.


Ademi: S’jemi të kënaqur me kategorizimin, jemi ankuar në MKRS

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë për KosovaPress, se federata që ai e drejton duhet të ishte në kategorinë A dhe se për këtë tashmë janë ankuar tek Ministria e Sportit.

“Realisht janë disa kritere të cilat i ka caktuar komisioni përkatës i ministrisë dhe në bazë të asaj ne nuk jemi ata të cilët jemi në grupin e parë. Unë mendoj që Federata e Futbollit duhet ta ketë aty vendin, ose është dashur të jetë. Nuk e di se si e kanë vlerësuar, cilat janë kriteret dhe sa pikë e ku i marrin, por ne pjesën globale, pa u lëshuar në pikat e atij pyetësori, apo atyre kritereve që janë, mendoj që Federata e Futbollit, disa pika që i ka janë të pa shmangshme dhe të pamohueshme siç është masivizimi, siç është popullariteti i futbollit si në të gjithë botën, por edhe në Kosovë…Kemi bërë ankesë, normalisht kemi bërë ankesë edhe njëherë ia kemi sqaruar çështjen dhe ndoshta ata kanë pasur drejtë dhe ndoshta ka qenë ajo pjesë që ata i kanë parë të gjitha mirë dhe i kanë vlerësuar të gjitha mirë dhe ne nuk e kemi të qartë këtë punë.”, ka thënë Ademi.

MKRS publikon renditjen e re të kategorizimit të federatave, futbolli dhe basketbolli bien në Kategorinë B
Lexo po ashtu MKRS publikon renditjen e re të kategorizimit të federatave, futbolli dhe basketbolli bien në Kategorinë B

Fetahu: Nuk jemi të kënaqur me kategorizimin e ri të FBK-së

Të pakënaqur me kategrozimin e ri janë edhe në Federatën e Basketbollit. Kryearti i saj, Arben Fetahu për KosovaPress, ka theksuar se ky sport në asnjë mënyrë nuk e ka vendin në kategorinë B, sidomos për shkak të popullaritetin të madh që e ka në vendin tonë.

“Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me rënien në kategorinë B. Besoj që basketbolli nuk e ka vendin në kategorinë B në çfarëdo lloj formati apo kategorizimi që mund të zhvillohet tek ne. Të gjithë e dimë rëndësinë e sportit të basketbollit, shikueshmërinë, popullaritetin, dashurinë të cilën komuniteti ynë e ka për basketbollin. Kështu që ne e kemi paraqitur ankesën tonë në lidhje me poentimin të cilin e kemi marr nga kjo rregullore e re. Megjithëse duhet thënë që me ndryshimin e sistemit, ne kemi marr më shumë pikë se vitin e kaluar, por me rregulloren e re jemi klasifikuar në kategorinë B. Shpresoj që do t’i marrin parasysh komisioni ato ankesa të cilat ne i kemi bërë.”, ka thënë Fetahu.

Nikqi: Federata e Volejbollit meriton të jetë në kategorinë A

Ndryshe nga dy të parat, Federata e Volejbollit është renditur në kategorinë A dhe ky kategorizim sipas sekretarit të saj, Valon Nikqi ishte i merituar dhe krejtësisht i pritur.

“Ne e kemi pritur këtë kategorizim pasi që gjatë fazës së përgatitjeve të dokumenteve ne e kemi bërë një parallogoritje, ndoshta kemi pritur edhe disa pikë më shumë mirëpo është dashur të pajtohemi me këtë kështu që komisioni e ka vlerësuar që ne i kemi 85.2 pikë edhe jemi aty ku jemi, në kategorinë A. Nuk është risi për shkak se Federata e Volejbollit gjithmonë ka qenë në kategorinë e sporteve A edhe çfarë është me rëndësi që ne nga viti në vit gjithmonë kemi pasur ngrite në pikë që ka qenë edhe qëllimi ynë që ta kemi një luftë me vetveten, pra të arrijmë sa më shumë pikë çdo vit dhe krejt kjo fal aktiviteteve që i kemi organizuar.”, ka thënë Nikqi.

Demolli: Nuk jemi të kënaqur sepse synojmë kategorinë A

Në kategorinë B është pozicionuar edhe Federata e Boksit, por sekretari i saj, Latif Demolli thotë se po të merreshin parasysh rezultate e arritura, kjo federatë duhet të renditej menjëherë pas Federatës së Xhudos.

“Ne nuk jemi të kënaqur për arsye se gjithmonë pretendojmë të jemi në kategorinë A. Por, ne edhe pse jemi në kategorinë B jemi të kënaqur pasi që në kategorinë A kemi qenë në renditje në vendin e shtatë kurse tani në renditje jemi në vendin e pestë…Ne po t’i shohim rezultatet, për shembull të medaljeve, ne atëherë duhet të jemi në grupin A, pas xhudos, për arsye se ne të gjitha medaljet i kemi, përveç medaljes olimpike”, tha Demolli.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që kategorizimin e sporteve e bën Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pasi që deri më tani atë e bënte Komiteti Olimpik i Kosovës. /KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori