Kate Moss krijoi agjencinë e saj të modelimit në vitin 2016 në kërkim për të gjetur yllin e ardhshëm në rritje të modës.

Dhe modelja e famshme e ka përzier biznesin me kënaqësinë duke shijuar një drekë të zjarrtë me talentin e saj, Jordan Barrett, gjatë kësaj fundjave në një restorant në Ibiza.

47-vjeçarja është parë e përkulur nga dritarja për të shijuar një pushim cigareje pasi kaloi pasditen me hamshorin australian, vetëm disa ditë pasi Jordan nxiti thashethemet se ishte fejuar me Stella Maxwell – shkruan Daily Mail.

Dyshja shijuan pasditen së bashku, pasi Jordan udhëtoi në Spanjë për xhirimet e tij të fundit të modës, i shoqëruar nga agjentja e tij, Kate.

Edhe modeli është fotografuar në të njëjtin vend duke tymosur një cigare, teksa nxirrte në pah fizikun e tij muskulor.

Pas këtyre fotografive kanë nisur spekulimet për një aferë mes modeles së popullarizuar dhe modelit 24 vjeçar. /Telegrafi/