LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton zbulon reagimin e Princit Louis për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth

Kate Middleton zbulon reagimin e Princit Louis për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth
Foto: Getty Images

Princi Louis pati një përgjigje pasi prindërit e tij e njoftuan për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Autori mbretëror Robert Jobson shkroi në Twitter të shtunën për të zbuluar një moment që nëna e Louis, Kate Middleton, ndau me fëmijët gjatë një shëtitjeje jashtë kështjellës Windsor.


Middleton, së bashku me bashkëshortin e saj Princin William, u bashkuan nga Princi Harry dhe Meghan Markle teksa inspektuan homazhet me lule dhe kartat e mbetura jashtë kështjellës Windsor për të nderuar monarkun e ndjerë.

Foto: Reuters

“Banita Ranow, 28, mes turmës në Long Walk, tha se dëgjoi Kate që u tregonte fëmijëve pranë saj për atë që djali i saj më i vogël Louis kishte thënë për vdekjen e Mbretëreshës”, shkroi Jobson.

“Louis tha se të paktën gjyshja është me stërgjyshin tani”.

Vdekja e Mbretëreshës - bëhen bashkë William, Harry, Kate dhe Meghan
Lexo po ashtu Vdekja e Mbretëreshës - bëhen bashkë William, Harry, Kate dhe Meghan

Mbretëresha humbi bashkëshortin e saj, Princin Philip, në prill të vitit 2021. Çifti ishin të martuar për 73 vjet.

Foto: Getty Images

Ylli i vogël muaj më parë vodhi vëmendjen nga stërgjyshja e tij kur u fotografua duke kaluar pranë Mbretëreshës për të siguruar një vend të mirë në ballkonin e Pallatit Buckingham. Më pas ai vazhdoi të tërhiqte një numër fytyrash të animuara, duke përfshirë ulërimat në dukje me duart mbi veshët e tij, ndërsa aeroplanët fluturonin lart.

Fëmija më i vogël i William dhe Middleton u kap duke vendosur dorën mbi gojën e nënës së tij në Konkursin Jubile të Platinumit disa ditë më vonë. Kur Middleton u përpoq ta korrigjonte, djaloshi i zhurmshëm bëri një sërë fytyrash, nxori gjuhën dhe vuri gishtin e madh në hundë.

Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare pas një mbretërimi 70-vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori