LAJMI I FUNDIT:

Katari premton mbështetje për Kosovën dhe ushtrinë e saj

Katari premton mbështetje për Kosovën dhe ushtrinë e saj

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin jo rezident të Katarit për Kosovën, Ali bin Hamad Al Marri.

Sipas një njoftimi, ministri Berisha, e ka njoftuar ambasadorin Al Marri, me procesin e tranzicionit të FSK-së dhe punën e madhe për ngritjen e kapaciteteve të parapara me planin e tranzicionit.


“Votimi unanim i Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në nga ana e Kuvendit të Kosovës, ka qenë një ngjarje historike për Kosovën dhe FSK-në. Ky votim ka treguar edhe njëherë për besimin e madh që ka Ushtria e Kosovës tek të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim nacionaliteti dhe etnie”, ka thënë ministri Berisha.

Ndërsa siç thuhet tutje në njoftim, ministri Berisha ka shtuar: “Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, vazhdojnë të jenë të përkushtuar në realizimin e misionit si forcë multietnike, profesionale, në shërbim të paqes, stabilitetit, të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës”.

Ministri Berisha gjithashtu ka falënderuar Ambasadorin Al Marri, për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi dhe në të gjitha etapat nga ana e Katarit për Republikën e Kosovës.

Ndërsa, theksohet se ambasadori Al Marri, pasi ka uruar ministrin Berisha për miratimin e Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së, ka shtuar se: “Katari e konsideron Kosovën si shtet mik, dhe do të vazhdojë me përkrahjen për Kosovën por edhe për ushtrinë e Kosovës”.

Ai gjithashtu ka shprehur dëshirën për të shikuar mundësitë për vizita të ndërsjella në mes të dy ministrave të mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori