LAJMI I FUNDIT:

Katar – Senegal, formacionet zyrtare

Katar – Senegal, formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Katarit dhe ajo e Senegalit kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë të Grupit A në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Nikoqirët e Kupës së Botës dhe afrikanët do të ndeshen mes vete në ‘Al Thumama Stadium’ të Dohas me fillim nga ora 14:00.


Të dy kombëtaret kanë humbur ndeshjet e para në grup dhe synojnë të fitojnë pikët e parë në këtë Kampionat Botëror.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Katar: Barsham; Pedro Miguel, Madibo, Khoukhi, Hassan, Ahmed; Alhaydos, Boudiaf, Mohamad; Afif, Almoez Ali

Senegal: Mendy; Sabaly, Koulibaly, Diallo, Jakobs; I.Sarr, Gana Gueye, N.Mendy, Diatta; Diedhiou, Dia.

/Telegrafi/