LAJMI I FUNDIT:

Kastrioti kaloi në finale pasi mposhti Deçanin

Kastrioti kaloi në finale pasi mposhti Deçanin

Kastrioti është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në gjysmëfinale, Kastrioti e mposhti Deçanin me rezultat 35:24.

Ndeshja u luajt të shtunën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Të pranishëm ishin rreth 1500 shikues, ndërsa atmosfera ishte e shkëlqyer. Prezent ishin grupet e tifozëve të dy skuadrave që krijuan atmosferë shumë të bukur sportive.


Te Kastrioti shkëlqeu portieri Dardan Dugolli me shumë pritje. Me lojë të mirë u dallua edhe pivoti Jeton Bislimi, që u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes te skuadra ferizajase. Te Deçani më i miri u shpall Drilon Tahirukaj.

Ferizajasit që nga fillimi nisën shkëputjen në rezultat dhe pas 30 minutave rezultati ishte 17:11.

Epërsia vazhdoi të rritej në pjesën e dytë. Në fund rezultati ishte 35:24 në të mirë të Kastriotit. Ferizajasit shfaqën hendboll të bukur dhe shënuan gola të veçantë.

Lëvdata meriton edhe Deçani që nuk u dorëzua deri në fund dhe shfaqi shpirt luftarak.

Samid Mekiq me 9 gola ishte më efikasi te Kastrioti. 6 gola i shënoi Aldi Rudari, derisa nga 5 i shënuan Guilherme Da Silva dhe Hamdi Salihu.
Jeton Bislimi shënoi 4 gola, por kontribuoi shumë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Freski në lojën e ferizajasve solli Arben Dugolli që ishte kreator i lojës në sulm.

Te Deçani, Drilon Tahirukaj shënoi 8 gola. 6 i kishte Arbios Mushkolaj, derisa 4 i shtoi Përparim Shala. Albion Loshaj shënoi 3 herë, ndërsa 2 gola i realizoi Arion Tanushi.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori