LAJMI I FUNDIT:

Kastriot Myftaraj: Kush është vajza serbe në kabinetin e Ilir Metës?

Kastriot Myftaraj: Kush është vajza serbe në kabinetin e Ilir Metës?

Publicisti Kastriot Myftaraj, përmes një statusi në Facebook, ka treguar se kush është anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e LSI-së, Dejana Kallugjeroviç, e cila pritet të jetë edhe pjesë e stafit të Presidentit Ilir Meta.

Në statusin e tij, Myftaraj thekson se Dejana është me origjinë nga Mali i Zi dhe se familja e saj atje është deklaruar serbe në censusin e fundit.


Postimi i plotë i Myftarajt:

“Dejana Bozho Kallugjeroviç, militantja 21 vjeçare e LSI, kryetare e Rinisë Studentore të kësaj partie, njëkohësisht studente e gazetarisë, e cila në 2015, në moshën 19 vjeçare, u zgjodh anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga lista e LSI, në shtator pritet të hyjë në kabinetin e Presidentit Meta, si këshilltare e tij për minoritetet etnike. Zonjusha Kallugjeroviç është me origjinë sllave, malazeze, dhe i përket një fisi që në censuset e fundit të popullsisë në Mal të Zi janë deklaruar serbë.

Dejana këtë vit diplomohet për gazetari dhe komunikim në Universitetin Publik të Tiranës dhe mund të quhet me fat që do të gjejë punë madje që para se të marrë diplomën. Dhe punë të mirë pasi si asistente e Presidentit do të paguhet si të ishte deputete, rreth 150 mijë lektë rinj në muaj pa llogaritur pagesat për telefon, karburant, dietat për shërbimet e shpeshta, udhëtimet jashtë vendit.

Dejana e cila është vajzë me temperament të fortë, u bë e njohur para një viti kur me rastin e një deklarate të Ilir Metës, i cili tha se po të ishte nevoja për të mirën e Shqipërisë, shkonte e bënte burgun në Washington ose në Bruksel, duke lënë të kuptohej se qëllimi i reformës në drejtësi ishte arrestimi i tij dhe Sali Berishës. Me rastin e deklaratës së Metës, zonjusha Kalluogjeroviç tha:

“Ilir Meta na ke gati, me ty jemi të gjithë Mujo Ulqinaku.”

A thua, se të parët e saj Kallugjeroviç kanë luftuar në krah të Mujo Ulqinakut në Durrës, në 7 prill 1939!

Zonjusha Kallugjeroviç disa vite më parë nisur edhe një karrierë në art, si pjesëmarrëse në videoclipe këngëtaresh. Në një nga takimet me studentë që thërret shpesh Zonjusha Kallugjeroviç për të rekrutuar anëtarë për partinë e saj, u krijua një situatë komike, kur një vajzë e ndërpreu duke i thënë:
-Më fal, unë ty të kam parë në një videoclip!

Zonjusha Kallugjeroviç në fillim e mohoi, por pastaj kur të gjithë të ftuarit gjetën videoclipin në youtube në telefonat e tyre, u detyrua ta pohonte se kjo ishte e vërtetë, por do t’ i kishte pëlqyer të mos kishte ndodhur.

Në të vërtetë, edhe në detyrën e saj të re në Presidencë Zonjusha Kallugjeroviç, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse videoclipe politike. Nejse, Dejana së paku do ta zbukurojë stafin e Presidencës”, ka shkruar Myftaraj.

Foto: Ilir Meta dhe Dejana Kallugjeroviq

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori