Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, sot ka folur për bashkëpunimin e mundshëm me partitë tjera në zgjedhjet e ardhshme kuvendare.

Reklama

Kasami tha se kanë kontakte të vazhdueshme me u.d. kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, dhe se shpreson për bashkëpunim opozitar me ASH-në.

“Po sigurisht që jemi në kontakt të përditshëm, gati të them. Edhe sot kemi një takim të tillë për punët që na lidhin dhe flasim edhe për bashkëpunim politik por ne kemi mirëkuptim për situatën në të cilën gjenden deri në organizimin e kongresit partiak. Besojmë që reflektimi do të jetë pozitiv dhe do të kemi një bashkëpunim opozitar”, tha Kasami.

Reklama

Ai gjithashtu tha se partia e tij mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme me qëllim që të ndryshohet qeveria aktuale./Telegrafi/

Reklama