LAJMI I FUNDIT:

Kasami: BDI kërkon bashkëpunim vetëm kur është në hall

Kasami: BDI kërkon bashkëpunim vetëm kur është në hall

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sonte deklaroi se nuk ka marrë ftesë nga BDI për bashkëpunim në frontin evropian.

Duke folur për politikat qendrore, Kasami në “ClickPlus” tha se nuk ka marrë ftesë për bashkëpunim me BDI-në, por vetëm thirrje publike që ata të bëhen pjesë e të ashtuquajturit “Fronti Evropian”.


“Nuk ka pasur asnjë ftesë direkte për Besën. Por ka pasur thirrje publike përmes njerëzve për bashkëpunim”, tha Kasami.

Sipas tij, ky bashkëpunim ka për qëllim “të heshtë zërin kritikë në BDI dhe të mos bëhet pjesë e Frontit Evropian”.

Ai thotë se BDI kërkon bashkëpunim vetëm kur janë në hall.

“BDI kërkon bashkëpunim vetëm kur janë në vështirësi, vetëm kur janë në gjendje kritike. Dhe kjo përvojë ka qenë në vitin 2016, kur ndoshta jo çdo ditë, por në baza javore, kam pasur një telefonatë apo një mesazh nga personi i parë i BDI-së, Ali Ahmeti. Por kështu ishte deri në takimin në Tiranë, derisa i zgjidhi punët e veta. Dhe nga ai moment ai ndërpreu komunikimin”, thotë Kasami./Telegrafi/