LAJMI I FUNDIT:

Karvani me 4 mijë emigrantë drejt SHBA-së, Trump i kërcënon me ushtrinë (Video)

Karvani me 4 mijë emigrantë drejt SHBA-së, Trump i kërcënon me ushtrinë (Video)

Një karvan me 4000 emigrantë ishte nisur nga Hondurasi e po marshonin prej ditësh për në SHBA.

Presidenti amerikan u bëri thirrje që të kthehen dhe se do të angazhonte ushtrinë po të afroheshin në kufirin amerikan.


Vendeve që do t’i ndihmonin, Trump premtoi se do t’u ndërpriste ndihmat.

Karvani i emigrantëve vazhdoi marshimin dhe sot mbërriti në Meksikë, që nga Guatemala.

Por forcat policore meksikane ndërhynë dhe e bënë të ndalojë, përcjell javanews.al.

Ministri i Jashtëm meksikan tha se përfaqësuesit e karvanit janë njoftuar se tani duhet ta vazhdojnë udhëtimin të shpërndarë, jo në grup. Përndryshe do të vazhdojnë të jenë të ndaluar.

Thuhet se teksa marshonin, emigrantët këndonin në kor: “Në një mënyrë a një tjetër, do të kalojmë. Jemi emigrantë, nuk jemi trafikantë”.

Presidenti Trump, ndërkohë, ka falënderuar autoritetet meksikane për bashkëpunimin. /Telegrafi/