LAJMI I FUNDIT:

Karius refuzon një ofertë të rëndësishme nga Anglia, synon të qëndrojë te Liverpooli

Karius refuzon një ofertë të rëndësishme nga Anglia, synon të qëndrojë te Liverpooli
Loris Karius. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Loris Karius është duke kaluar sezonin e tij të dytë si i huazuar te gjiganti turk Besiktas.

Por klubi nga Stambolli nuk e ka ndërmend ta aktivizojë klauzolën për blerjen përfundimtare të gjermanit për tetë milionë euro.

Kësisoj portieri gjerman do të rikthehet në Anfield, por ende nuk dihet vendimi i Jurgen Klopp nëse do ta mbajë apo jo në skuadër.

Dëshira e Karius është të mbetet te Liverpool dhe të luftojë me portierin brazilian Alisson për një vend titullari.

Loris Karius dhe Alisson Becker. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

26-vjeçari ka pasur një ofertë të rëndësishme nga Wolverhampton Wanderers, por që e ka hedhur poshtë atë.

Ish-portieri i Mainzit ka të vetmin qëllim të rikthehet në Anfield dhe të qëndroj aty deri në përfundim të kontratës e cila skadon në verën e vitit 2022.

Interesim për gjermanin kanë shprehur edhe skuadra tjera si West Ham United, Hertha Berlin, Sporting Lisbona dhe Anderlecht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori