LAJMI I FUNDIT:

Karim Benzema e ka fshirë llogarinë në Instagram, pak orë pas humbjes poshtëruese nga ekipi i Ronaldos

Karim Benzema e ka fshirë llogarinë në Instagram, pak orë pas humbjes poshtëruese nga ekipi i Ronaldos

Karim Benzema ka fshirë llogarinë e tij në Instagram, e cila numëron 76 milionë ndjekës.

Legjenda e Real Madridit u largua nga Santiago Bernabeu në verë për skuadrën e Ligës Pro Saudite, Al-Ittihad.


Megjithatë, lëvizja nuk ka funksionuar aq sa pritej deri më tani, me skuadrën e tij 22 pikë larg liderit Al-Hilal dhe nuk arriti të fitojë katër nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Ronaldo edhe zyrtarisht golashënuesi më i mirë i vitit, lë pas vetes yjet e futbollit evropian
Lexo po ashtu Ronaldo edhe zyrtarisht golashënuesi më i mirë i vitit, lë pas vetes yjet e futbollit evropian

Ish-shoku i tij i skuadrës në Madrid, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane, të dy shënuan dy gola, ndërsa Al-Nassr mposhti skuadrën e Benzemas 5-2.

Që nga disfata e djeshme, Benzema duket se ka fshirë ose ka pezulluar përkohësisht llogarinë e tij në Instagram.

Llogaria e tij në Instagram tani vjen me një mesazh që thotë ‘faqja nuk është e disponueshme’ dhe se ‘lidhja që keni ndjekur mund të jetë prishur ose faqja mund të jetë hequr’.

Benzema, i cili fitoi Topin e Artë në vitin 2022, është vënë nën vëzhgim në Arabinë Saudite pavarësisht se shënoi nëntë gola dhe katër asistime në 14 ndeshje.

Al-Ittihad, kampionët e sezonit të kaluar, shkarkoi trajnerin e tyre fitues të titullit, Nuno Espirito Santo në mes të sezonit pas një mosmarrëveshjeje me Benzeman.

Siç raporton Goal, tifozët e klubit e kanë akuzuar gjithashtu francezin se është ‘dembel’ dhe ‘nuk dëshiron’ të luajë rolin e tij në ndërtimin e lojës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori