LAJMI I FUNDIT:

Kaq sa për aventurën e Agueros te Barcelona? Diagnostikohet me një problem serioz në zemër

Kaq sa për aventurën e Agueros te Barcelona? Diagnostikohet me një problem serioz në zemër

Sergio Aguero është diagnostikuar me një çrregullim të ritmit të rrahjeve të zemrës pasi u shtrua në spital mbrëmë.

Sulmuesi argjentinas bëri startin e tij të parë në Camp Nou për Barcelonën kundër Alaves, por u detyrua të largohej pas 40 minutash dhe u zëvendësua nga Philippe Coutinho.


Në skenat shqetësuese, Aguero po mbante gjoksin e tij dhe dukej se kishte vështirësi në frymëmarrje, duke e bërë atë të udhëtonte në një spital aty pranë me një ambulancë.

Barcelona më pas konfirmoi se Aguero kishte një ekzaminim kardiak pas shqetësimit dhe sipas gazetares Veronica Brunati të SPORT, ato teste zbuluan një “aritmi kardiake”.

Aguero ka një çrregullim të frekuencës së ritmit të zemrës – diçka me të cilën vuajti në fillim të karrierës së tij – dhe kështu ai tani do të qëndrojë në spital për të zbuluar ashpërsinë e problemit përmes testeve të mëtejshme, më të hollësishme.

Aguero besohet të jetë sa më i qetë të jetë e mundur, por i shqetësuar se cili mund të jetë rezultati i mundshëm i këtyre testeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori