LAJMI I FUNDIT:

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Xërxë të Rahovecit

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Xërxë të Rahovecit
Foto: Ilustrim

Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura në një shtëpi të pabanuar në të cilën kishte pasur ushqim të bagëtive kishte shpërthyer një zjarr.

Rasti ka ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovecit, të martën në ora 13:50.


Si pasojë e zjarrit ishin shkaktuar dëme ku ishin djegur disa makina-mjete pune dhe ushqim i bagëtive.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim