LAJMI I FUNDIT:

Kapitulli i 26-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Edukimi dhe kultura

Kapitulli i 26-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Edukimi dhe kultura

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.


Kapitulli i 26-të: Edukimi dhe kultura

Fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe kulturës janë kryesisht kompetencë e shteteve anëtare. Kuadri i bashkëpunimit për politikat e arsimit dhe trajnimit synon të konvergjojë politikat kombëtare dhe arritjen e objektivave të përbashkëta përmes një metode të hapur koordinimi, e cila çoi në programin “Edukimi dhe Trajnimi 2010”, i cili integron të gjitha veprimet në fushën e arsimit dhe trajnimit në nivel evropian. Për sa i përket diversitetit kulturor, shtetet anëtare duhet të respektojnë parimet e parashikuara në nenin 151 të Traktatit të KE-së dhe të sigurojnë që angazhimet e tyre ndërkombëtare të lejojnë ruajtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor. Shtetet anëtare duhet të kenë kuadrin ligjor, administrativ dhe financiar dhe kapacitetin e nevojshëm zbatues për të siguruar menaxhim të shëndoshë financiar të programeve të komunitetit të arsimit, trajnimit dhe rinisë (Leonardo da Vinci, Socrates, Youth i tanishëm).

Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë
Lexo po ashtu Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/