LAJMI I FUNDIT:

Kapitulli i 22-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore

Kapitulli i 22-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.


Kapitulli i 22-të: Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore

Acquis sipas këtij kapitulli përbëhet kryesisht nga korniza dhe rregullore zbatuese, të cilat nuk kërkojnë transpozim në legjislacionin kombëtar. Ato përcaktojnë rregullat për hartimin, miratimin dhe zbatimin e programeve të Fondeve Strukturore dhe Fondit të Kohezionit që pasqyrojnë organizimin territorial të çdo vendi. Këto programe janë negociuar dhe rënë dakord me Komisionin, por zbatimi është përgjegjësi e shteteve anëtare. Shtetet anëtare duhet të respektojnë legjislacionin e BE-së në përgjithësi, për shembull në fushat e prokurimit publik, konkurrencës dhe mjedisit, kur zgjedhin dhe zbatojnë projekte. Shtetet anëtare duhet të kenë kuadër institucional dhe kapacitet të përshtatshëm administrativ për të siguruar programimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin në një mënyrë të shëndoshë dhe me kosto efektive nga pikëpamja e menaxhimit dhe kontrollit financiar.

Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë
Lexo po ashtu Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori