LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Ludogorets, Despodov: Humbëm me meritë, Ballkani na ‘shtypi’

Kapiteni i Ludogorets, Despodov: Humbëm me meritë, Ballkani na ‘shtypi’

Kapiteni i Ludogorets, Kiril Despodov ndau mendimin e tij pas humbjes befasuese 2:0 nga Ballkani në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Ballkani ka bërë një hap të madh drejt kalimit të raundit pas fitores 2-0 ndaj Ludogorets në “Fadil Vokrri”, falë golave nga Meriton Korenica dhe Qëndrim Zyba.


Megjithatë, për bullgarët humbja ka lënë shije të hidhur dhe këtë e ka thënë edhe kapiteni Despodov, i cili ka lavdëruar Ballkanin pas ndeshjes.

Trajneri i Ludogorets, Petev: Ballkani ishte më i mirë se ne, luajti futboll të mirë
Lexo po ashtu Trajneri i Ludogorets, Petev: Ballkani ishte më i mirë se ne, luajti futboll të mirë

“E kam thënë edhe më parë që Ballkani është një ekip i organizuar mirë. Ata bëjnë presion në vend që të mbrojnë. Ne i lamë të kontrollonin lojën deri në minutën e 30-të dhe nuk arritëm t’u përgjigjemi atyre. Me meritë nuk shënuam siç ishte vetëm përmes Dominikut që arritëm atje në fund të ndeshjes”, ka thënë fillimisht Despodov pas ndeshjes.

“Ata ia dolën të na shtypnin mirë. Nuk do të analizoj Ballkanin, por atë për të cilën u stërvitëm, pasi nuk arritëm ta tregonim në ndeshje. Ne humbëm me meritë”.

“Mungesat u vëren, por kjo nuk duhet të jetë justifikim. Të gjithë në fushë dhe në grup kanë klas dhe karakter për Ludogorets. Mungesa e futbollistëve nuk duhet të jetë justifikim”.

Ilir Daja nuk i kursen lëvdatat për lojtarët e Ballkanit pas dominimit që bënë ndaj Ludogoretsit
Lexo po ashtu Ilir Daja nuk i kursen lëvdatat për lojtarët e Ballkanit pas dominimit që bënë ndaj Ludogoretsit

“Fusha ndikoi në lojën tonë. Ishte e ngadaltë, bari ishte i lartë, por ne mund të kishim luajtur në një fushë edhe më të keqe”.

“Ne duhet të bëjmë më të mirën për të vazhduar. Kushtet në Razgrad do të jenë më të mira. 0:2 është rezultat i pabesë, por ne kemi kthyer ndeshje të ngjashme dhe ka pasur mundësi ta bëjmë sërish”, përfundoi kapiteni i bullgarëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori