LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni legjendar, Cana ka besim te kuqezinjtë: Kombëtarja mund të japë më shumë

Kapiteni legjendar, Cana ka besim te kuqezinjtë: Kombëtarja mund të japë më shumë
Lorik Cana (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

Në prag të dy ndeshjeve të radhës eliminatore për Evropianin e vitit 2020, Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, në një intervistë për “Ora e Tiranës” ka folur për gjendjen aktuale të kuqezinjve dhe ka vlerësuar trajnerin e ri të Shqipërisë, Edi Reja.

“Kjo kombëtare mund të japë akoma më shumë. Është një pjesë e lojtarëve, që mund të them kocka, ajo ekzistuese, dhe mund t’i marrim akoma më shumë. Ka eksperiencë dhe shpresojmë që në të ardhmen të jetë e suksesshme. Do të jetë ndoshta në vështirësi pas ca vitesh pasi të mbarojë gjenerata e evropianit, ndoshta do të çalojë, por akoma mund të na japë kënaqësi dhe krenari për disa vite”, ka thënë Cana.


Legjenda e Kombëtares ka folur edhe për trajnerin e ri të Shqipërisë, Edi Reja – transmeton Top Channel.

Të gjitha lajmet nga Lorik Cana
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lorik Cana

“Është një nga trajnerët që ka më shumë eksperiencë në Itali dhe në mbarë kontinentin tonë, Nuk ka eksperiencë jashtë Italisë përveçse te Hajduku i Splitit por ka aq eksperiencë sa t’i marrë më të mirën grupit. Nëse djemtë arrijnë ta ndjekin dhe cilësitë e tyre dhe të trajnerit dalin, besoj që për një kohë të shkurtër mund të bëjmë gjëra shumë të mira”, është shprehur Cana.

Lorik Cana (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Cana ka thënë se kombëtarja duhet të marrë së paku katër pikë nga dy sfidat e radhës, në datën 8 qershor kundër Islandës dhe në datën 11 qershor kundër Moldavisë.

“Unë besoj që nuk kemi filluar në mënyrën më të mirë, patjetër sepse humbja me Turqinë na lë mbrapa me një konkurrent direkt për vendin e dytë. Sepse Franca do të dominojë grupin dhe ka një cilësi, përveç kampion bote, ka cilësi më shumë se të tjerat. Por besoj me Turqinë dhe Islandën janë dy kundërshtarë që nuk i kemi shumë larg në nivel. Humbja me Turqinë na ka prishur punë në garë. E kryem detyrën ne në Andorra dhe tani janë përballe direkte me kundërshtarë që së paku jashtë fushës së tyre, në Islandë është shumë vështirë për çdo kundërshtar, mirë do ishte të kthehemi të paktën me një pikë, që është komplet e realizueshme se nuk ka sh diferenca dhe të kryejmë detyrën me Moldavinë. Trajneri Reja tha që do kishte firmosur për katër pikë, edhe unë do kisha firmosur për katër Ditë. Çunat e dinë që kanë për detyrë të fitojnë me Moldavinë, edhe kjo me Islandën ka rëndësi…”, ka përfunduar Lorik Cana.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori