LAJMI I FUNDIT:

Kapet me 50 doza të kokainës, arrestohet 47-vjeçari nga Tirana

Kapet me 50 doza të kokainës, arrestohet 47-vjeçari nga Tirana

Policia e Shtetit ka arrestuar një 47-vjeçar në Tiranë, pasi i njëjti është kapur me rreth 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit ai dozat me kokainë do t’i shiste në Dhërmi, Himarë e Drimadhe.


“Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Dhërmiu’, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, (shtetas me precedentë të shumtë kriminal, për vepra penale si ‘Dhuna në familje’, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Plagosja e rëndë me dashje’ dhe ‘Falsifikimi i monedhave’).

Ky shtetas kishte përshtatur në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonte, një vend për fshehjen e lëndës narkotike.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, të cilat nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohet se 47-vjeçari do t’i shiste në lokale nate, në Drimadhe, Dhërmi dhe Himarë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori