LAJMI I FUNDIT:

Kapen 5 sirianë që po kalonin ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi

Kapen 5 sirianë që po kalonin ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi

Një familje pesë anëtarëshe nga Siria është kapur mbrëmë nga Policia e Kosovës, në përpjekje për të kaluar ilegalisht nga Kosova në Serbi, përmes kufirit të Bërnjakut, afër Zubin Potokut.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se kjo familje, ku përveç bashkëshortëve ishin edhe tre fëmijë, ndodhej në veturën Audi me targa RKS 01-747-BC, të cilën e ngiste A.P. (1990) nga Prishtina.


Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

“Tek kjo familje janë gjetur letra që dëshmojnë regjistrimin e tyre si refugjatë në shtetin e Greqisë dhe asgjë tjetër, ndërsa, tek vozitësi është gjetur shumë e konsiderueshme parashë, që dyshohet t’i ketë marrë nga kjo familje. Qëllimi i familjes ishte që ata të arrin në qytetin e Novi Pazarit të Serbisë, nga ku pastaj do të vazhdonin rrugën për në Evropë”, kanë thënë burimet.

Mësohet po ashtu se vozitësi është ndaluar nga policia dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar procedurë penale “kontrabandë me njerëz”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori