Rep-artisti i njohur amerikan, Meek Mill, ka bërë të ditur se është ndarë nga e dashura e tij, dy muaj pasi sollën në jetë fëmijën e tyre të parë.

Kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave të Kanye West, i cili një javë më parë kishte thënë se Kim e kishte tradhtuar atë me reperin Meek Mill, shkruan Mirror.

Një një postim në rrjetin social Twitter, Mill kishte treguar se ata janë ndarë në mënyrë paqësore dhe do të kujdesen bashkërisht për fëmijën.

Meek Mill (Foto: Steven Ferdman/Getty Images/Guliver)

“Unë dhe Milano kemi vendosur të qëndrojmë miq dhe të ndërtojmë karrierën e fëmijës si dy prindër të ndarë”.

“Ne ende kemi dashuri për njëri-tjetrin, por që të dy i kuptuam disa gjëra”, ka shkruar ai.

Meek Mill (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, prononcimet për ndarje në rrjete sociale, reperi i ka bërë edhe me ish të dashurën e tij, Nicki Minaj. /Telegrafi/