LAJMI I FUNDIT:

Kante zgjedh numrin e ‘mallkuar’ te Chelsea!

Kante zgjedh numrin e ‘mallkuar’ te Chelsea!

N’Golo Kante ka zgjedhur numrin e fanellës që do të bartë te Chelsea.

Sa ishte te Leicester City, N’Golo Kante kishte mbajtur fanellën me numrin 14-të, por këtë numër nuk do ta mbajë edhe të Chelsea.


Kjo pasi, mesfushori francez ka zgjedhur të luaj me fanellën me numër 7-të.

Megjithatë, ky numër njihet pak a shumë si numër i mallkuar te skuadra londineze, pasi futbollistë të mëdhenj që kanë mbajtur këtë numër, nuk kanë mundur të tregojnë më të mirën.

Batshuayi i habitur me mentalitetin fitues të Chelseat
Lexo po ashtu Batshuayi i habitur me mentalitetin fitues të Chelseat

Ndër ta, të fundit që nuk kishin mundur të tregohen të suksesshëm ishin, Adrian Mutu, Maniche dhe Andriy Shevchenko.

Ndërsa, i fundit që ka veshur fanellën me numër 7 ishte mesfushori Ramires, i cili për dallim nga të kaluarit kishte paraqitje më të mira, por në kulmin e karrierës u transferua në kampionatin kinez.

Lista e lojtarëve që kanë bartur numrin 7-të:

Ramires

Shevchenko

Maniche

Mutu