LAJMI I FUNDIT:

Kante u përfshi në një aksident me Mini Cooperin e tij të famshëm, por edhe pas kësaj bëri foto me një tifoz

Kante u përfshi në një aksident me Mini Cooperin e tij të famshëm, por edhe pas kësaj bëri foto me një tifoz

Cesc Fabregas ka ndarë një histori qesharake se si N’Golo Kante ishte vonë për një stërvitje te Chelsea sepse ishte i përfshirë në një aksident me makinë, pastaj u ndal për të bërë fotografi me tifozët në rrugë pasi ishte shumë i sjellshëm për t’i thënë jo.

Mesfushori i Francës është i famshëm me Mini Cooperin e tij, të cilin ai e ngiste për vite me radhë dhe imazhin modest, për të cilin ai këmbëngul se është i tepruar. Por, statusi i tij si njeri i mirë u konfirmua nga ish-kolegu i tij te blutë, Fabregas.


Kante ishte – në mënyrë të pazakontë – vonë për një stërvitje te Chelsea në vitin 2018, përpara ndeshjes në Kupën Carabao kundër Arsenalit. Arsyeja? Mini Cooperi i tij ishte përplasur me një kamion, duke thyer një pasqyrë dhe duke shkaktuar dëme në makinën e tij.

Sidoqoftë ndërsa Kante priste në anë të rrugës për të larguar veturën e tij, atij iu afrua një tifozë. Pra, natyrshëm ai thjesht i kërkoi një selfie, përkundër se lojtari kishte pësuar aksident.

“‘Të gjithë e dinë se ai është me të vërtetë një qenie njerëzore e mirë”, deklaroi Fabregas në Daily Telegraph.

“Një ditë, ne [ekipi] u takuam në mëngjes, po stërviteshim natën dhe të gjithë thoshin: ‘Ku është N’Golo, ku është N’Golo?’. Ne po fillojmë stërvitjet dhe normalisht ai ishte gjithmonë ishte në kohë”.

“Përfundimisht, ai arriti dhe të gjithë filluan të duartrokisnin dhe Antonio [Rudiger] tha: ‘Çfarë ka ndodhur?’”.

“Dhe ai po na thoshte se ai kishte një aksident me makinë dhe disa njerëz nuk mund ta besonin se ishte ai dhe ata po bënin fotografi dhe ai donte të ishte i sjellshëm”.

“Makina e tij ishte dëmtuar e gjitha dhe pasqyra duhej të ngjitej përsëri, por ai përsëri ndaloi për fotografi, edhe pse ishte vonë!”, ka shtuar më tej mesfushori spanjoll.

Edhe pse Kante është përpjekur të hedh poshtë historitë e veprimeve të tij vetëmohuese, shokët e tij të skuadrës duket se janë të vendosur të vazhdojnë të tregojnë histori të natyrës së mirësjelljes së 30-vjeçarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori