eksperti-banner

Policia ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti kishte kanosur me thikë babain e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 15:00.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur me thikë babain e tij viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të dhomës së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar 19 gram substancë narkotike e llojit marihuanë", bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/