LAJMI I FUNDIT:

Kanoset një grua në Prishtinë nga një person që kishte pasur kontakte në rrjetet sociale

Kanoset një grua në Prishtinë nga një person që kishte pasur kontakte në rrjetet sociale
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë për kanosje ndaj një gruaje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, të martën në ora 01:16.


“Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte pasur kontakte të mëhershme përmes rrjetit social Facebook”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/