LAJMI I FUNDIT:

Kane: Dhamë gjithçka për të fituar, Belgjika është një ekip i mirë

Kane: Dhamë gjithçka për të fituar, Belgjika është një ekip i mirë
Harry Kane (Getty Images)

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur pas humbjes nga Belgjika në ndeshjen e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Anglia është mposhtur nga Belgjika me rezultat 2-0, duke humbur mundësinë të stolisen me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.


Megjithatë, Kane ka thënë pas ndeshjes se Anglia dha gjithçka për të fituar, por Belgjika janë një ekip i mirë.

Belgjika shkruan historinë, fiton medaljen e parë të bronztë në një Botëror pas fitores ndaj Anglisë
Lexo po ashtu Belgjika shkruan historinë, fiton medaljen e parë të bronztë në një Botëror pas fitores ndaj Anglisë

“Në pjesën e dytë ne luajtëm me të vërtetë mirë”, ka thënë fillimisht Kane pas ndeshjes.

Anglia përfundoi në vendin e katërt në Botërorin e Rusisë (Getty Images)

“Ne i kishim ata nën dominim për gjysmën ore dhe thjesht vetëm nuk mundëm të gjejmë golin”.

“Kishim një gol të hequr nga vija e portës dhe kemi vënë presion mbi ta”.

Belgjika 2-0 Anglia, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Belgjika 2-0 Anglia, notat e lojtarëve

“Djemtë nuk mundën të japin më, ka qenë një turne i vështirë”.

“Belgjika është padyshim një ekip i mirë, nuk mund të fajësoj djemtë, kemi dhënë gjithçka”, përfundoi kapiteni i Anglisë. /Telegrafi/