Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, me numër 53 Elvira Ibrahimi Hoti, ka deklaruar se synon ta çojë përvojën e saj profesionale “një hap më tutje”, duke u angazhuar që në Kuvend të jetë zëri i njerëzve që punojnë, kontribuojnë dhe besojnë në një Kosovë më të mirë.

Ajo ka thënë se për vite me radhë ka punuar afër njerëzve që “ndërtojnë, rrezikojnë, mësojnë dhe nuk dorëzohen”, duke përmendur bizneset e vogla, ndërmarrësit, studentët, gratë dhe të rinjtë, që sipas saj çdo ditë kërkojnë më shumë mundësi dhe më shumë drejtësi.




“Si kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, angazhimi im është i qartë: të jem zë i njerëzve që punojnë, kontribuojnë dhe besojnë në një Kosovë më të mirë”, ka theksuar ajo.

Ibrahimi Hoti ka vënë në pah edhe përvojën e saj në financa dhe bashkëpunimin me institucione, duke thënë se rezultatet arrihen përmes përgjegjësisë, përkushtimit dhe qëndrueshmërisë.

Në fund, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve për mbështetje në zgjedhjet e 7 qershorit, duke kërkuar “besim për vazhdimësi”.